Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pritet të zhvillojë pasditen e sotme një takim me qytetarët dhe simpatizantët e kësaj force politike në Lezhë.

Anëtarë dhe mbështetjes të kësaj force politike kanë dalë të presin kryetarin e LSI-së, që në hyrje të qytetit të Laçit.

Siç shihet nga fotot, makina të shumta me flamuj kombëtarë dhe të LSI kanë dalë në rrugë, duke pritur kryetaren e LSI dhe kandidatët për deputetë të kësaj force politike në qarkun e Lezhës.

Takimi i kryetares së LSI në Lezhë pritet të nisë në orën 17:00. Ndërkohë, dita e sotme është e veçantë për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, pasi feston ditëlindjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb