Presidenti Ilir Meta vijon me udhëtimet e tij në kohë karantine në Shqipëri teksa është ndalur në një fshat tjetër të Kolonjës, pikërisht tek ai nga ka origjinën Tedi Blushi, zëdhënësi i tij.

Edhe fshati mban emrin Blush dhe zëdhënësi i Metës shkruan se bashkë me Presidentin takuan shumë punëtorë si dhe Fani Janon një banor i këtij fshati me tëcilin ndanë rrëfimet.

STATUSI I TEDI BLUSHIT
Me Presidentin, në Blushin e rrënjëve të mia!
Kënaqësi të takonim shumë njerëz të mrekullueshëm e punëtorë dhe enciklopedinë e gjallë, Fani Jano, që me rrëfimet e tij na ktheu pas në të kaluarën e ndritur të këtij fshati me emër në Kolonjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb