Milan bën “djallin” në “San Siro”, kuqezinjtë “flasin” frëngjisht përballë Romës, duke marrë një trepikësh të fortë. Pioli i shkakton një humbje të rëndë 3-1 Jose Mourinho-s, me portugezin që tashmë pret shkarkimin. “Banda” franceze bënë ligjin në këtë sfidë teksa 11 minuta i mjaftuan Adli të zhbllokonte ndeshjen, goli i tij i parë me fanellën e Milanit. Iu bashkua mbrëmjes fantastike edhe portieri Mike Maignan i cili në pjesën e parë mbajti në lojë avantazhin e Milanit.

Në pjesën e dytë ishte Giroud që me kokë, shumë pranë vijës fatale, dyfishoi shifrat. Roma u përpoq të rikthehej në lojë ku në minutën e 69-të fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Paredes u tregua i saktë duke ngushtuar shifrat në 2-1. Për të hipotekuar fitoren e Milan mendoi Hernandez i cili mori një asisit fantastik nga Giroud, me të majtën Theo dërgoi topin në rrjetë duke mbyllur llogaritë me Romën. Me këtë fitore, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 42 pikëve, tetë më shumë se Fiorentina e vendit të katërt dhe minus katër pikë nga Juve, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak.

  • foto galeri
  • foto galeri

Djall, kush je”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Mou sheh errësirë. Pioli blindon vendin e tretë, Jose pret akoma përforcime”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb