Në mënyrë të mistershme dhjetëra mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur bregun Cornish për herë të dytë brenda dy javëve. Dëshmitarët thanë se peshku i llojit skumbri është i përhapur në të gjithë plazhin Marazion.

“Është tronditëse, nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë,” tha një dëshmitar që po kalonte rastësisht aty. “Me qindra zogj janë ulur tashmë në këtë zonë por e çuditshme është se ato nuk po i hanë peshqit aktualisht”.

Ngjarja ndodhi vetëm dy javë pasi mijëëra peshq të ngordhur u gjetën sërish në një tjetër plazh.

Janë ende të paqarta arsyet se pse kanë përfunduar në këtë mënyrë.

“Ky është një rezultat i pazakontë për peshkun që të dojë të largohet nga ujërat, me shumë mundësi duhet të ketë ardhur si pasojë e panikut nga grabitqarët” tha kujdestari i Akuariumit Kombëtar të Plymouth në Angli.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: