Sensualitet në limitet e eksagjerimit në skenën e MTV Video Music Awards, në Kaliforni.
Ato që kanë sfiduar me trasperencën dhe detajet seksi kanë qenë vërtetë të shumta. Protagonistja e këtij eventi, përsa i takon look-ut ka qenë dekolteja e yjeve.

Demi Lovato është veshur me një veshje të Zuhair Murad, e cila është shfaqur me një komplet që i zbulon gjoksin me të qëndisura dhe lule.
Katy Perry ka zgjedhur një fustan të bardhë asimetrik të Stephanie Rolland me një detaj qendror trasperent që katalizon vështrimin.

Edhe Heidi Klum e ka eksagjeruar me një fustan të Peter Dundas, me qëndisje prej ari, por e hapura në gjoks duket vërtetë vulgare.
Nicky Minaj e cila me veshjen e saj nuk të befason tashmë, ndërsa Amber Rose me flokët e zgjatur dhe fustan të gjatë duket super e rafinuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: