Shumë banorë të Italisë Qendrore shprehen se e kanë të pamundur ‘të heqin tmerrin’ pasi 2 tërmete të fuqishëm tronditën rajonin, duke rrënuar ndërtesa historike e duke lënë me mijëra të pastrehë, 2 muaj pasi pati rënë një tërmeti që vrau rreth 300 persona.

Të mërkurën, 2 tërmete të njëpasnjëshëm brenda 2 orëve, dëmtuan shumë ndërtesa, duke përshirë edhe kishën e fundshekullit të 14-të të Campi-t, San Salvatore a Campi di Norcia, fasada me motive trëndafili e të cilës u shkatërrua

Lëkundjet me madhësi 5.4 të shkallës Rihter u ndjenë në orën 19:10 të mërkurën, afër Visso-s në provincën e Macerata-s.

Lëkundjet e dyta me madhësi 6.1 të shkallës Rihter u ndjenë 2 orë më vonë, duke shkatërruar ndërtesa e duke zhytur banesat në errësirë.

Tërmetet u ndjenë deri në Venecia në veri, deri në Napoli në jug si edhe në kryeqytetin italian, Roma, ku u raportua se ndërtesa historike pësuan tronditje.

Në 24 gusht, një tërmet më madhësi 6.2 në shkallën Rihter ra vetëm 72 km larg zonës ku ranë tërmetet i së mërkurës.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano tha se parlamenti po votonte një projektligj, për përballuar dëmin e shkaktuar nga tërmeti i gushtit dhe po ky projektligj mund të amendohej për të mundësuar mbulimin e kostove të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.
(I.Sinanaj/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: