SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa u prit nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Gjatë takimit presidenti i Kosovës, Thaçi ka falënderuar shefin e shtëpisë së bardhë për kontributin e dhënë për popullin shqiptar të Kosovës në rrugën e gjatë për pavarësi dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Ai ka theksuar  se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë dhe më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Takim me presidentin e SHBA ka zhvilluar edhe kryeministri Edi Rama.

378979 5o2wgbw8oi (1)
378979 5o2wgbw8oi (1)

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: