Kanautori Bojken Lako duket se ka nisur një lidhje të re dhe ka lënë pas historinë me Semi Jaupajn. Dyshimet u ngritën pasi Bojkeni ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se kush është vajza në fjalë dhe nëse është figurë publike apo jo.

Vitin që lamë pas Semi konfirmoi ndarjen nga Bojken Lako duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurt për atë që po bënin.

Bojken Lako Lidhje Te Re Semi Jaupaj
Bojken Lako Lidhje Te Re Semi Jaupaj

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Megjithatë, romancën mes tyre të dy kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm dhe të mos ndajnë shumë detaje me publikun. Rreth dy vite më parë, Bojkeni rrëfeu në një intervistë planet e tyre për martesë, ku u shpreh se do bëjnë një dasmë të çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera. E në fakt, ky plan nuk u realizua kurrë, teksa nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.

Që pas ndarjes nga artisti, Semi nuk ka bërë asnjëherë asnjë postim në rrjetet sociale krah tij, megjithatë këngëtarja shpesh ka shprehur edhe kur ishte në ‘B ig Brother’ se ajo dhe Bojken Lako ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila para disa javësh ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj. “Shoku im më i mirë i jetës”– shkroi Semi krahas videos./Panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb