Festivali i Këngës po afron, ndaj dhe kureshtja publike shtohet gjithmonë e më shumë. Bojken Lako, Gridi Kraja e Krisa Çaushi ndanë tek e “E diela jonë” me Ermal Peçin punën që vijon bëhet për 4 netët magjike. Mes shumë surprizave ata premtojnë një Festival me këngë që do të mbesin në shijen e publikut, por edhe elemente televizive që do e bëjnë funddhjetorin akoma më të dashur.

Shumë u përfol online për tërheqjen nga gara të Kejsi Tolës, Samanta Karavellës e Sardi Strugës. A ka një rregullore që ndalon performancat siç u shpreh Samanta Karavella? Ja si përgjigjet Bojken Lako: “Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi show-t, por muzikës dhe orkestrës.Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës.“

Në ketë situatë lajmesh e zhurmash online, Ermali pyeti edhe për lakimin e Elsa Lilës si fituesen e Festivalit. Gridi Kraja: “Thashethemet i lëshojnë vetë këngëtarët.”. Bojken Lako: “Juria ka 11 anëtarë. Si mundet që të bien dakord të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Ato që përfliten janë thjesht lajme për portale që të klikohen.“

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: