Verë dashurie për Heidi Klum dhe Tom Kaulitz. Të dy janë të martuar prej tre vitesh, por pasioni nuk tregon asnjë shenjë zbehjeje. Ajo është 49 vjeç, ai 32, por diferenca në moshë sigurisht që nuk është problem për ta. Çifti u fotografua në plazh në Miami, në një ditë shumë të nxehtë me diell dhe pasion.
Top modelja, që është nënë e katër fëmijëve nuk mungon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku numëron
afro 10 milionë ndjekës. Në Instagram ylli gjerman ka shumë postime dedikuar pamjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë jam rritur duke shkuar në plazhet nudiste me prinderit e m dhe më pëlqen të tregoj të brendshme dhe fustane të bukura, më pëlqen edhe të vishem pak ose aspak”, tha ajo gjatë një interviste kohë më parë.
Ajo dhe Tom Kaulitz u takuan në mars 2018 dhe nuk u ndanë kurrë. Në Miami të dy janë shfaqur shumë të afërt. Modelja dhe muzikanti janë aq të dashuruar sa kanë zgjedhur edhe veshjet
kombinuar për të kaluar disa orë në rërën e bardhë të Floridës. Në fotot e publikuara ai i tregon asaj gjuhën e tij, ajo e puth dhe të dy shkëmbejnë shikime të zjarrta.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb