Pamjet e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku tregohej përplasja e tifozerive të Romës dhe Feynoord me policinë shqiptare nuk ishin aspak të hijshme.

Atmosfera para ndeshjes finale të Conference League u shoqërua me skena dhune, makina policie dhe dyqane të shkatërruara, ndërkohë që dhjetëra efektivë mbetën të lënduar nga konfrontimi fizik me tifozët.

Teksa goditjet me sende të forta nuk munguan, duket se të lënduar ka pasur edhe në radhët e tifo-grupeve respektive.

Foto

Këtë e ka treguar një tifoz holandez, i cili ka zbuluar shpinën e mavijosur në Pedonalen e Tiranës ku janë grumbulluar  mbështetësit e Feynoord.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb