Etleva Nallbani ka ngritur shqetësimin pas ndërhyrjeve që po bëhen në sheshine Flamurit në Vlorë.

Nëpërmjet një analize të gjatë në Facebook Nallbani e ka cilësuar si një nga ngjarjet arkeologjike më të dhimbshme.

Ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi, ajo thekson se gjatë këtyre punimeve kanë dalë në sipërfaqe një tjetër fragment i murit mbrojtjes të qytetit antik, vazhdimi i atij jugor të cilën nuk mund të injorosh dot.

Statusi i plotë:

Nje nga ngjarjet arkeologjike me te dhimbshme per mua ne kete fund prilli 2022, ishte gjendja e « castrumit » (strukture mbrojtese e qytetit antik) mu ne qender te Vlores, tek « sheshi i Flamurit ». Arkeologjia e programuar e di fort mire rendesise e tij jo vetem ne njohjen e trashegimise antike dhe mesjetare te qytetit te Vlores, por ne te kuptuarin e te gjithe ketij areali te rendesishem mesdhetar ne jug-perendim te Ballkanit. Nje pjese e konsiderueshme e mbrojtjes jugore eshte zbuluar gjate viteve 1985-1990 dhe botuar nga D. Komata, madje ritrajtuar para 10 vjetesh edhe nga L. Perzhita. Mjaft te lexosh botimet e tyre dhe kupton potencialin e jashtezakonshem arkeologjik qe mbart monumenti, pra Aulona antike. Qe ta kuptoje qarte gjindja jo e specializuar, behet fjale pikerisht per strukturat urbane dhe kulturen materiale te qytetit antik, banuar te pakten qe ne fillim te êres sone. Ne nje moment kritik te historise, me shpeshtimin e levizjeve te Goteve dhe revoltave lokale, aty gjate shek 4, qytetin e pajisen me mure mbrojtese rreth 3m te gjera, e perforcuan me kulla te shumta, ne ngjasim me « castrumet ushtarake », ashtu si shume qytete e qendra te tjera administrative e religjoze te Ballkanit. Muret e qytetit i riparoi edhe Justiniani ne shek. 6, e ndoshta edhe perandoret bizantine ne shek. 9, pasi se bashku me Kaninen e Orikumin perbenin kufijte jugore bregdetare te Temes se Durresit. Ndoshta edhe ne shekujt pasardhes duhet te jete nderhyre, pasi jemi ne zemren e qytetit antik, brenda dhe rreth te cilit zhvillohet ai mesjetar dhe osman. Gjetjet cilesore arkeologjike e deshmojne te banuar dendur deri te pakten ne shek 14.

Nderkohe qe te dhenat per kete jete urbane te shtresezuar ne shekuj brenda mureve te Aulones, dergjen te panjohura ne « sheshin e Flamurit », ku rreth 80% e siperfaqes per fat eshte e pandertuar, aktualisht e perfshire ne punime sistemuese urbane. Para dhe rreth monumentit po shtrohet me pllaka te medha gri. Pas monumentit te Pavarsise, aty ku luhet domino, kane shtruar disa pllaka guri te verdhe, si te avllive te fshatrave mbi disa tip basenesh-ndoshta shatervane te ardhshme, ne ane te te cilave jane hapur disa gropa te stermedha per vendosje pemesh apo shtyllash ndricuese… Nuk po flas per kete te fundit e sidomos jo per aspektin estetik pasi sigurisht do me citojne ndonje artitekt europian… Nderkohe qe gjate ketyre punimeve ka dale ne siperfaqe nje tjeter fragment i murit mbrojtes te qytetit antik, vazhdimi i atij jugor, qe edhe te duash nuk e injoron dot pervec se ta « rruash »… Ndersa ne anen veriore, krejt afer rrethrrotullimit te rruges 8 marsi, kur po kaperceja rrugen e makinave per te shkuar drejt muzeve historik dhe etnografîk, u detyrova te ece mbi fragmente muresh dhe qeramike, e cila gëlonte ne siperfaqe. Shyqyr qe ishte muzg, se rrezik edhe monedha mund te kisha mbledhur! Pareti i enes qe zura me dore datohej lehtesisht ne shek 8-9.

E gjitha kjo ndodh ne mes te Qytetit te bukur bregdetar te Vlores, i cili prej vitesh eshte perfshire fatmiresisht ne nje program te rendesishem urban. Lexohet qarte se fonde shume te konsiderueshme synojne ta transformojne si ne infrastrukturen urbane po ashtu ne ate historike.

Dhe njeriu i trashegimise, ne vend te gezoje kenaqesine e hapjes dhe zhvillimit te qytetit, perfshihet nga rrevolta dhe trishtimi! Minimumi 15 shekuj histori e vlonjateve, injorohet me natyrshmerine me te madhe! Te pakten pushteti lokal, kryetari i bashkise, nuk duhet te gjente rehat deri sa te realizonte nje mega-projekt germimi intensiv, nje bashkepunim te gjere me specialistet e antikitetit e mesjetes te institucioneve te trashegimise, per 6 muaj me rradhe deri sa te zbulonin Aulonen antike e mesjetare! Ky do te ishte sherbimi me i madh qe do ti behej qytetit, do pajiseshin vlonjatet me historine e paraardhesve te tyre. Ndersa institucionet e trashegimise do u jepnin mundesine arkeologeve e historianeve, te integronin me dinjitet, nje grope te stermadhe bosh te historise se lashte te shqiperise, ne diskutimin shkencor rajonal. Keshtu ndertohet historia e vendit! E me pas krenaria do forcohej, me pjese te rendesishme te qytetit antik te vizitueshme dhe me nje mega muze arkeologjie ku te paraqitej trashegimia urbane minimumi 15 shekullore. Do shtoheshin te ardhurat nga turizmi, bazuar mbi trashegimi cilesore.

Si eshte e mundur qe ne tere ato miliona fonde publike per sistemime te infrastruktures urbane, pllaka, objekte betoni, s’u hiqkan aq para sa per te pajisur vlonjatet me 15 shekuj histori?!

Per me teper qe cilido turist me inteligjence dhe njohje mesatare, kur sheh muret e qytetit antik, ne gjendjen aktuale te peribretshme, dhe milionat e materializuara ne program sistemimesh urbane, shokohet. Ata thjesht krahasojne rendesine e disproporcionuar qe i eshte kushtuar seicilit. Ata nuk mund ta kuptojne perse trashegimia arkeologjike e Vlores antike jo vetem qe nuk shpaloset dot, por eshte e « mbytur » nga mishi i këcit dhe shetitoret e dëtit As muze te sakte arkeologjie e as etnografie, per gjithe ate qytet e areal ku trashegimia arkeologjike « uleret »!

Historia nuk rrefehet me perzgjedhje! Per ndryshe qyteterimi vazhdon te ece me paterica…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb