Martohen Thibo Courtouis dhe Mishel Gerzig. Portieri i Real Madrid nuk ka pritur më dhe ka çuar marrëdhënien e tij me modelen izraelite në një tjetër nivel.“Gardiani” belg i ka propozuar Gerzig-ut jo gjatë një ceremonie të veçantë, por pikërisht në pushime. Bukuroshja e njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, natyrisht përkrah fotove përkatëse, ku shkruan: “Po, për një jetë me ty”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mishel Gerzig (@mishelgerzig)

Ajo ka qenë fansja numër një e 30 vjeçarit në vitin futbollistik që lamë pas, duke brohoritur për të, sa në një stadium në tjetrin. Për Courtouis ishte një edicion tejet i suksseshëm, pasi ngriti me Real Madridin trofeun e lavdishëm të UEFA Champions League.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb