VLORE– Ndonëse temperaturat kanë pësuar rënie, kjo nuk i ka ndalur qytetarët që të rendin drejt jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet e tyre verore, duke sjellë kështu edhe bllokim të rrugëve.

E tillë është edhe situata e sotme në Qafën e Llogarasë, ku që prej mëngjesit ka pasur trafik të ngarkuar, për shkak të qarkullimit të mjeteve që lëvizin nga të dyja anët. Siç raporton për ‘BalkanWeb’ gazetarja Klodjana Haxhiaj, në këtë aks ka radhë kilometrike, ndërsa drejtuesve të mjeteve u duhet të presin të bllokuar për orë të tëra.

bllokohet-rruga-ne-llogara-4

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, të shumtë kanë qenë ata qytetarë që kanë zgjedhur të presin zhbllokimin e trafikut jashtë mjeteve të tyre. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të policisë rrugore, për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.
bllokohet-rruga-ne-llogara-5

bllokohet-rruga-ne-llogara-1

bllokohet-rruga-ne-llogara
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: