TIRANË- Pedagogia e Akademisë së Arteve, Riselda Sejdia me bashkëshortin e saj miliarder dhe djalin e saj kanë qënë të ftuarit special të Princit të Dubait, Saeed Bin Maktoum Bin Rashid Al Maktoum.

E kjo darkë kaq mikëpritëse nuk kishte si shpëtonte pa foto. Vetë koreografja shqiptare Riselda Sejdia ka shpejtuar t’i postojë ato në rrjetet sociale. Pas darkës të bollshme si nga ushqimi ashtu edhe nga të pranishmit, të dy partnerët Sejdia janë ulur në sallon me princin e Dubait.

“Familja Sejdia, sot në mbrëmje të ftuarit special në pallatin mbretëror nga princi i Dubait, Saeed Bin Maktoum Bin Rashid Al Maktoum. Një mbremje magjike që do të mbetet gjatë në memorien tonë”-shkruan Riselda.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: