TIRANE – Kur nuk ka kaluar ende një vit nga publikimi i librit të shtatë, “Shpirti Kalendar i Mullirit”, pedagogia e Akademisë së Arteve rikthehet me vëllimin e dytë, “Unë, mikja më e ngushtë e zonjës Moral”. Duke njohur tashmë karakterin e saj shpërthyes, natyrshëm lind kurioziteti se çfarë e shtyu të sjellë këtë libër, me një mesazh kaq të fortë. Në prononcimin e dhënë për “Bluetooth”, Riselda na ka rrëfyer se ky libër u dedikohet ziliqarëve, të paaftëve dhe parazitëve që e rrethojnë.

“Shkrimet e mia do vazhdojnë të jenë gjithmonë ulërimat që do shurdhojnë vazhdimisht të paaftët, do jenë britmat që do zgjojnë gjithmonë të paditurit, do jenë mallkimi i atyre njerëzve që përdhunojnë çdo ditë vetveten duke bashkëjetuar me vrerin dhe çmendurinë, shkrimet e mia do jenë gjithmonë klithmat e njëpasnjëshme për hipokritët. Unë di të zhvesh realitetin lakuriq përpara zilisë dhe xhelozisë dhe di të zbërthej moralin sipas drejtësisë. Fatkeqësisht ka shumë pak moralistë dhe realistë në këtë Shqipëri, kështu që është më se normale që shkrimet e mia do mbeten gjithmonë një dru i mirë mbas qafe për t’i përmendur gjithmonë ëndërrimtarët e paaftë dhe parazitët imoralë që i bëjnë fresk vetvetes, që ka kohë që i ka përdhunuar totalisht. Kjo është dhe pritshmëria që dua nga ky libër, armiq tëri-vëri-përi me shumicë, që të kem material frymëzimi, artdashës besnikë, që më falin forcën për të degjeneruar nëpërmjet shkrimit tim të degjeneruarit e vetëdegjenerimit. Me pak fjalë dua zhurmë, zhurmë që të kem sa më shumë sukses, dhe punë dhe tëri-vëri-përi aromë provincialitetit t’ia tregoj qejfin si di unë”, – përfundon koreografja, e cila di se si të sjellë nëpërmjet artit, edhe urrejtjen që ka për armiqtë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: