Sookie Waterhouse dhe Robert Pattinson morën pjesë në galanë vjetore GO Campaign në Los Angeles, duke shprehur dashurinë e tyre gjatë gjithë ngjarjes.

Çifti, të cilët janë së bashku prej pesë vitesh, dukeshin më të dashuruar se kurrë, me Waterhouse të veshur me një fustan ngjyrë vishnje trasparente. Ata pozuan për foto dhe ndërvepruan me miqtë e tyre, duke mos u ndalur së shkëmbyeri puthjet me njëri-tjetrin.

Robert Pattinson është një ambasador i ngjarjes GO, e cila mbështet fëmijët jetimë dhe me aftësi ndryshe në mbarë botën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Robert Pattinson ka zgjedhur ta mbajë sa më private marrëdhënien e tij me Sookie Waterhouse. “Nëse i lejon njerëzit të hyjnë në jetën tënde, zhvlerëson atë që është dashuria. Nëse një i panjohur në rrugë do t’ju pyeste për marrëdhënien tuaj, do ta konsideronit atë jashtëzakonisht të vrazhdë. Nëse ngre një mur, shkon më mirë. Unë nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të ecë në rrugë duke kapur dorën e partneres së tij dhe të gjithë vrapojnë ta fotografojnë atë,” shpjegoi Pattinson në një intervistë të fundit.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb