Pamjet që shihni vijnë nga Qafa e Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku rrëshqitjet e dherave vazhdojnë ende. Gazetari Enver Doçi raportoi në një lidhje live për ‘News24’ se aktualisht po punohet nga të dyja krahët, nga Dibra por dhe ana e Tiranës.

Një masiv i madh dheu është shembur pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.

Ndërkohë, Doçi tha se ka ende rrëshqitje të dherave nga mali, duke e bërë të pamundur punën e pastrimit të rrugës. Ndërkohë, mjetet po përdorin si alternativë aksin e vjetër rrugor.

Për më tepër shihni pamjet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb