Atë jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në ekran. Mirëpo shumë pak dimë nga jeta e saj private. Po flasim për moderatoren Alketa Vejsiu, e cila së fundmi si rrallëherë ka publikuar një foto me djalin e saj.

Mbrëmja e djeshme, ka shënuar edhe puntatën e fundit për këtë sezon të programit “Në kurthin e Piter Pan.” Gjatë kësaj puntate, djali i Alketës e ka vizituar mamin e tij në vendin e saj të punës. Siç nuk kishte ndodhur më parë këtë emocion moderatorja e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj. Me anë të një fotoje në Instastory, duke u kujdesur që fytyra e tij mos të shikohej, Alketa tregon se “shoku i saj i ngushte” siç e quan ajo ka shkuar ta vizitojë në studio.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua,”-shkruan Alketa krahas fotos.

Nga ana tjetër, ndonëse vetë prezantuesja ka rrëfyer se është përpjekur që familjen ta mbajë larg vëmendjes mediatike, edhe vajza e saj, Nikol është shfqur publikisht. Ajo është një zonjushë simpatike, që jo vetëm nuk zgjedh ta mbajë profilin e saj diskret, por edhe bëhet pjesë e jetës sociale të Tiranës.

Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: