Policia e rajonit të Kievit deklaroi sot se një gazetar amerikan u vra nga forcat ruse në Irpin, Ukrainë. Sipas postimeve në mediat sociale të dielën, Policia e Kievit tha se një tjetër gazetar amerikan u plagos nga trupat ruse.

Ndërkohë në Tëitter janë postuar foto të dokumenteve të identifikimit të përsonave që kishin qenë cak i sulmit. Një prej tyre gazetari i CNN, Brent Renaud, njëkohësisht regjisor dokumentarësh, producent dhe programues filmash që jetojnë dhe punojnë në Neë York City.
“Putin është një Hitler i ri! Gazetari amerikan Brent Renaud nga nytimes u vra sot nga rusët në qytetin Irpin afër Kievit! Një gazetar tjetër i huaj është plagosur dhe ushtarët tanë po përpiqen ta evakuojnë në spital. Informacioni është i saktë (nga policia ukrainase)”, shkruhet në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: