Ronaldinho në verën e ardhshme do t’i varë këpucët në gozhdë edhe zyrtarisht pasi prej 2015 ai nuk është aktivizuar me asnjë skuadër. Për tërheqjen e legjendës braziliane kanë reaguar edhe emra shumë të njohur të futbollit, ndër të cilët së fundmi edhe Neymar.

Futbollisti më i shtrnjtë i historisë së futbollit në një postim në rrjetet sociale ka shkruar:

“Çfarë nderi të jem pjesë e historisë tënde. Do ta kujtoj gjithmonë gëzimin tënd në fushë. Ju keni lënë një trashëgimi e cila është e vështirë të arrihet në artin e futbollit.

Faleminderit për gjithçka ke bërë për të apasionuarit e futbollit.”


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: