KOSOVE

Futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica u bë baba për herë të parë rreth 2 muaj më parë. Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, solli në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian.

Çifti së bashku me djalin e vogël vetëm pak ditë më parë u kthyen në Kosovë nga Gjermania për të takuar familjarët e tyre dhe për t’i prezantuar me Tianin e vogël.

Me këtë rast ata organizuan dhe një festë madhështore për vogëlushin e tyre ku kishin ftuar familajët dhe miqtë e tyre. Bashkëshortja e futbollistit shqiptar ka publikuar disa foto nga festa për vogëlushin e tyre.

“E bekuar me familjen time”, ka shkruar Kera në mbishkrimin e këtyre imazheve. Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të çiftit, duke iu uruar bekimet më të mira për djalin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb