Vajza e një prej trafikantëve më në zë të botës, Joaquin Cozman, njohur ndryshe si El Chapo, Alejandrina, shoqëruar nga anëtarë të kartelit, kanë dalë nëpër rrugët e Meksikës në kohë të lejueshme nga autoritetet sipas rregullave të Covid-19 dhe shpërndajnë ndihma për të varfërit.

Alejandra Guzman po zhvillon atë që e ka quajtur “Fushata El Chapo 701”, për të shpërndarë pako me ushqime, maska dhe produkte sanitare për familjet e varfra meksikane. Ndërsa, ajo që bën përshtypje është se në pako është gdhendur madje fotografia e El Chapos, bosit të drogës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kam kënaqësinë të ndaj ndihma në emër të El Chapos”, thuhet në nisjen e kësaj fushate. Kurse, vajza e bosit të drogës mban një bluzë, po ashtu me foto të liderit të kartelit. Sic raportojnë mediat amerikane, qëllimi i kartelit është që të ndihmojnë familjet e varfra, që më pas këto vende të jenë bazë për operacionet e tyre të përgjakshme.

Ndërsa, sic dihet El Chapo aktualisht është në burg në Boston të SHBA-ve, akuzuar si drejtues i një prej karteleve më të fuqishëm të drogës në Meksikë e në botë. Ai është dënuar me burg përjetë.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb