Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur mbrëmjen e kaluar në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.

Tre persona raportohen të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri, që trondi vendin.

Një 22-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulmin, që shkaktoi panik mes blerësve në qendrën tregtare Field në jug të Kopenhagenit.

Shefi i policisë, Soeren Thomassen, tha se motivi ishte i paqartë dhe ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se Danimarka kishte pësuar një sulm mizor.

Duke dërguar ngushëllime për ata që kishin humbur të dashurit, ajo tha se dëshironte të inkurajonte danezët të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë moment të vështirë.

“Danimarka u godit nga një sulm mizor natën e së dielës,” tha ajo. “Disa u vranë. Edhe disa u plagosen. Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt u ndryshua në një sekondë”, shtoi ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb