Derbi i parë mes Tiranës dhe Partizanit përfundon me fitoren 1-0 të bardhebluve, që mbajnë të vetëm kreun e renditjes, duke zhytur në fund Partizanin, që në 6 javë ka marrë vetëm katër pikë.

Ndeshja ka nisur me trazira, tifozët kanë ndezur tymuese e flakadanë, duke krijuar një situatë aspak normale në stadium. Kjo ka bërë që ndeshja të ndalet vetëm për dy minuta, për të rinisur sërish, ku nuk kanë munguar rastet në të dyja portat.

Në minutat e para ishte Partizani më mirë, por më pas Tirana pati një shans të artë. Ndeshja ishte e luftuar kryesisht në mesfushë. Kishte ritëm dhe duele të shpeshta. Në fundin e pjesës së parë, Tirana merr penallti dhe shënon.

Në pjesën e dytë Partizani luajti më mirë dhe krijoi disa raste shënimi, por nuk ishte e thënë të shënonte. Në krahun tjetër, Tirana nuk shënoi dot golin e dytë dhe të “vrasjes” së rivalit. Mbyllet 1-0.

Nuk munguan edhe sendet në fushën e lojës, kryesisht shishe plastike, por që nuk u bënë problem për mbarëvajtjen e ndeshjes, të paktën në 45 minutat e para. Kujtojmë që kjo ndeshje po monitorohet nga UEFA për shkak se “Air Albania” pret finalen e Conference League.

Nuk munguan edhe sendet në fushën e lojës, kryesisht shishe plastike, por që nuk u bënë problem për mbarëvajtjen e ndeshjes, të paktën në 45 minutat e para. Kujtojmë që kjo ndeshje u monitorua nga UEFA për shkak se “Air Albania” pret finalen e Conference League.

 

Derbi ka nisur me trazira, ku siç shihet nga pamjet, tifozët kanë ndezur tymues e flakadanë, duke krijuar një situatë aspak normale në stadium me flakë e tym. Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet vetëm për dy minuta, për të rinisur sërish, ku nuk kanë munguar rastet në të dyja portat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Merr fund derbi, Tirana mund Partizanin me shifrat 1-0.

90’+6’ Najdovski mbyll para kohe derbin me të verdhin e dytë, duke lënë Tiranën me 10 lojtarë në fundin e sfidës.

90’+3’ Muça merr vendin e Ngo në minutat e fundit te Tirana.

90’+1’ Xhixha hyn në zonën e të kuqve dhe mundohet të gjejë hapësirë për të gjuajtur, por bllokohet në fund dhe nuk arrin të rrezikojë katërkëndorin e Hoxhës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Ndryshim i detyruar në radhët e bardhebluve me Hotin i cili zë vendin e Tolit të dëmtuar.

86’ Lëvizja e fundit e Dajës është aktivizimi i Herald Markut në vend të Sotës.

83’ Mala gjuan drejt portës në pozicion ballor, nuk gjen katërkëndorin e Bekajt duke dëshpëruar tifozët e kuq.

82’ Damçevski provon gjuajtjen nga distanca, sfera përfundon në duart e Bekajt.

81’ Harkim në zonë nga e majta e sulmit të Partizanit, sfera ndalohet nga Najdovski i cili spastron zonën.

78’ Maguet mundohet të depërtojë në zonë, por pastaj kërkon një penallti me një simulim të dukshëm dhe nuk e merr.

75’ Harkim nga e djathta për Carën në shtyllën e parë, devijimi i tij nuk gënjen Bekajn i cili kontrollon topin.

72’ Daja ndërron katër lojtarë njëherësh. Cara, Maguet, Damçevski dhe Gligorov hyjnë në fushë. Ata zënë vendin e Saliu, Filipoviç, Muratajt dhe Markut.

67’ Vjen lëvizja e parë e Shehit, në fushë hyn Xhixha në vend të Limajt.

63’ Saliu rrezikon kartonin për një faull ndaj Totre në krahun e djathtë të sulmit bardheblu. Gjyqtari  lë lojën në vazhdim dhe Ngo më pas fiton një goditje këndi.

61′ Limaj i shtohet listës së të ndëshkuarve pas një faulli ndaj Rrapajt.

59’ Goditje dënimi për Partizanin në krahun e majtë, harkimi i Rrapajt devijohet para Bekajt por portieri nuk e ka të vështirë të kontrollojë sferën.

56’ Filipoviç hyn në zonë, por nuk arrin të gjuajë drejt portës, pasi ndalet për një prekje topi me dorë gjatë aksionit.

51’ Najdovski ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Mustës.

50’ Sugjerim interesant i Ismajlgecit për Ngo, Sota mbyll korridorin dhe sulmuesi dërgon sferën jashtë edhe pse në pozicion gjuajtje para portës.

48’ Toli merr krahun në të djathtën dhe nis një sugjerim interesant në qendër për Ngo, por ky i fundit nuk arrin sferën dhe mbrojtja largon.

46’ Rifillon ndeshja pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.

45’+7’ Gjuan Limaj përballë Hoxhës dhe vjen goli i Tiranës.

45’+5’ Penallti për Tiranën. Dhe e vendos VAR. Belica kishte ndërhyrë ndaj Tolit në zonë por pamjet u shikuan vetëm pasi kishte marrë fund situata me përplasjen e lojtarëve.

45’+4’ Tensionohet dueli me një përplasje mes Behirjacce dhe Stenio Zhunior që pasohet më pas nga pjesa tjetër e dy skuadrave. Karton i verdhë për mbrojtësin e Tiranës.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

44‘ Hamitaj thirret nga VAR të shohë pamje për një aksion të të kuqve dhe një përplasje mes futbollistëve. Pas dy minutash shqyrtim, ai kthehet dhe vazhdon lojën.

39’ Stenio Zhunior ndëshkohet me të verdhë.

37’ Rrezik në portën bardheblu. Bekaj gabon në daljen e tij dhe Filipoviç me kokë devijon sferën duke e drejtuar në portë. Mbrojtësit bardheblu devijojnë para kalimit të vijës fatale.

35’ Aksion i gjatë i Tiranës, me topin që harkohet nga e djathta për Seferin dhe Ngo në qendër. I pari e devijon, por Hoxha del duke kontrolluar sferën.

33’ Mala fiton një goditje dënimi në kufi të zonës së Tiranës. Provon vetë mesfushori por nuk gjen kuadratin.

29’ Murataj është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë, pas një ndërhyrje kundër Behiratçe në mesfushë. Protesta të mesfushorit të Partizanit.

27’ Hoxhallari kërkon ndihmën e stafit mjekësor pas një përplasje në krah me Markun. Pas trajtimit, kapiteni i bardhebluve kthehet në fushë.

24’ Goditje nga këndi për Tiranën, bardheblutë ekzekutojnë me skemë duke çuar topin te Toshevski, por tentativa nga jashtë zonës nuk gjen kuadratin.

22’ Luftë në mesfushë në këto minuta, por me Tiranën në sulm që kërkon të gjejë një të ccarë për të goditur të kuqtë, të cilët janë tërhequr para zonës së tyre.

17’ Seferi shfaqet nga e djathta para Hoxhës dhe gjuan në portë, por gardiani i të kuqve ndalon tentativën e tij. Megjithatë sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

15’ Ndizet derbi me Tiranën që ka mundësinë me tre gjuajtje radhazi drejt portës. Por sfera devijohet dhe nuk përfundon në rrjetë edhe pse Ismajlgeci e Seferi provuan të gjuanin në portë nga distancë e afërt.

9’ Gjuajtja e parë drejt portës është e Muratajt, i cili mundohet të gjejë rrjetën me një tentativë nga e djathta, pa gjetur kuadratin.

8’ Partizani mundohet të ndërtojë lojën e tij me sulme nga krahët, sidomos me shpërthimet e Markut në të djathtë, ndërsa Tirana përqendron gjithçka te Ngo, i cili ka për detyrë të ulë topin dhe të gjejë shokët e sulmit.

5’ Marku fiton një faull në krahun e djathtë të sulmit. Harkimi në zonë i goditjes së dënimit gjen Saliu, por ky i fundit nuk gjen kuadratin me gjuajtjen me kokë.

3’ Behiratçe e tepron me mbajtjen e topit në zonë dhe sulmohet nga lojtarët e Partizanit. Mbrojtësi pason te Bekaj i cili detyrohet të çojë topin në anësore.

1’ Pas rreth 5 minutash ndërprerje, ndeshja më në fund rifillon nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.

1’ Të dy tifozeritë hedhin  fishekzjarrë dhe kapitenët e skuadrave flasin me mbështetësit përkatës që situata të qetësohet.

1’ Menjëherë ndalohet ndeshja për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të futbollistëve të Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Ngo
Trajner: O. Shehi

Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Saliu, Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta, Stenio Zhunior, Filipoviç
Trajner: I. Daja

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Asistent i parë: Ridiger Çokaj

Asistent i dytë: Dojando Myftari

VAR: Kridens Meta AVAR: Mario Shazivari

Whatsapp Image 2021 10 25 At 19.02.13
Whatsapp Image 2021 10 25 At 19.02.13

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb