Sonda Curiosity ka fotografuar një pjesë shkëmbore mbi Planetin e Kuq që mund të jetë një meteorit hekur-nikeli.

Fotot e shpërndara në Laboratorin Shkencor të NASA-s zbuluan një pjesë shkëmbi ngjyrë gri të pazakontë që ndodhej në pjesën e malit “Sharp” në Mars siç e kanë quajtur austronautët.

Ky është objekti i katërt që sonda Curiosity ka zbuluar në pak kohë. Nëse ka jetë në Mars, atëherë atje luhen edhe lojëra, sipas teoricionëve konspirativë që pretendojnë se kanë parë një top të vogël mermeri në sipërfaqen marsiane.

E filmuar nga sonda Rover Curiosity, imazhi i kapur më 1 janar të këtij viti tregoi një sferë të vogël në formë topi që shihet mes pluhurit dhe gurëve në sipërfaqen e Planetit të Kuq.  Meteoriti nuk është i vetmi objekt i filmuar nga sonda, pasi disa ditë më parë dolën zërat se u pa një krijesë në formë majmuni.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: