Vedat Muriqi zyrtarisht është një futbollist i Lazios. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka bërë publik këtë lajm duke prezantuar sulmuesin e tyre më të ri. Muriqi do ti nënshtrohet testeve mjekësore të hënën në mëngjes për të hedhur më pas firmën mbi kontratën e re 5-vjeçare. Për gjigandin kosovarë ky është një hap i madh në karrierë, një transferim që e priste prej kohësh:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“E shoh vetën të përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Ata kanë luajtur pjesën më të madhe të sezonit më dy sulmues, më thanë se kanë nevojë për mua. Objektivat? Pikësëpari janë ato në nivel kolektiv pastaj individual. Shpresoj që golat e mi të ndihmojnë ekipin, do të jap më të mirën time për Lazion”, u shpreh Muriqi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: