Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar për foton e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që kishte vendosur Kosovën në flamurin e Serbisë.

Bushati deklaron se nuk ka pse të ketë çudi për flamurin serb mbi hartë e Kosovës, pasi hapësira mediatike shqiptare ende strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje risitë e projektit të copëtimit të territorit.

Ish-ministri duket se me këtë mesazh kërkon të thumbojë ata që ishin pro projektit të copëtimit të Kosovës.

STATUSI NGA DITMIR BUSHATI
Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb