Protesta e 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve në shesh, ndërsa përmes pankartave protestuesit kanë përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Një prej pankartave të shfaqura gjatë tubimit kishte mesazhin: “Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa në një tjetër pankartë theksohej bashkimi i qytetarëve në kërkesën për llogaridhënie ndaj qeverisë:

“Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!”

Në shesh janë shfaqur edhe mesazhe që nënvizojnë vijimin e protestës prej 71 ditësh. “71 – Qëndrimi ynë nuk ndryshon”, shkruhej në një prej pankartave.

Ndërkohë, një tjetër mesazh në anglisht, “71, Another day. Still here”, përcillte idenë e qëndrueshmërisë së protestuesve: “71 – Një tjetër ditë. Ende këtu.”

Me thirrjet “Nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 71 e revolucionit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit në kuadër të protestës së 71 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

“Arrestoni Ramën!” ishte një prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë dhe të marrin masa ndaj kryeministrit dhe zyrtarëve që janë përgjegjës për korrupsionin dhe keqqeverisjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb