Ky është Ardian Fullani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë që shëtit i qetë nga Parku i Liqenit. Cikloni mbi vjedhjen e Thesarit është fashitur përfundimisht për Fullanin i cili aktualisht duket sot pluskon në ujëra të qeta ose në ajër të pastër. Me hapin e sigurt që hedh duket sikur do të thotë, “Pavarësisht të gjithave, vetëm unë ia dola”.

Çuditesh paksa kur kujton se gati disa muaj më parë shoqëria civile protestoi mbi çështjen ‘Fullani’, i cili nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në mënyrë demonstrative u arrestua sëbashku me disa persona të tjerë mbi vjedhjen e Thesarit. Nuk harrohet as imazhi pas hekurave gjatë seancave të Gjykatës, por fundja tani ai është i lirë, krahasuar më disa të tjerë që u lanë në qeli dhe hedh hapin e sigurt teksa shëtit i pashqetësuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: