Këto janë javët e fundit në Turqi për qytetin Hasankeyf, pranë lumit Tigër, ndër qendrat më të rëndësishme të Mesopotamisë me më shumë se 10 mijë vjet histori.

Numërimi i tij ndaj zhdukjes përfundimtare filloi me përfundimin e maksidigës së Ilisus, në krahinës juglindore Kurdish Batman.

Me mbushjen përfundimtare, Hasankeyf do të zhytet bashkë me 199 fshatrat e tjera të zonës.

Disa prej monumenteve mijëra vjeçare janë marrë muajt e kaluar, por me operacione shumë të kritikuara nga disa arkeologë.

Projekti nisi në 2006 dhe kushtoi mbi 1m3 miliard euro, por pati pësuar disa ngadalësime gjatë viteve, gjithashtu për tërheqjen e financuesve ndërkombëtarë nga frika e dëmtimit të trashëgimisë arkeologjike dhe natyrore.

Diga duhet të mbajë deri në 10 miliardë metra kub ujë, që do të përdoret për prodhimin e 1 200 megavatëve, pjesë e projektit GAP, që prej viteve ’60.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vitet e fundit, Hasankeyf (por janë më shumë se 200 site arkeologjike që kërcënohen nga diga Ilisu) ka tërhequr vëmendjen e organizatave dhe shoqatave të ndryshme. Kanë lindur në të gjithë botën peticione dhe iniciativa për tu përpjekur ta shpëtojnë dhe qeveria turke ka provuar të sigurojë banorët, duke i propozuar atyre apartamente shumë të shtrenjta në kodër jo shumë larg vendit aktual.

Shumica e tyre kanë refuzuar. Kush ka lindur dhe është rritur në Hasankeyf ka zgjedhur për tani të qëndrojë aty, duke u përpjekur të shfrytëzojë mundësinë e pazakonshme të njerëzve dhe turistëve që po e vizitojnë këtë perle që i ka ditët e numëruara. Dinjitet dhe krenari, por edhe mbi të gjitha dorëheqja.

Shumë prej tyre pa alternativë tjetër kanë pranuar të punojnë për digën, që do të mbulojë vendin e tyre dhe sot mes tavolinave dhe restoranteve ku hahet me këmbët e zhytura në lumë, jetohet dita, me shpresën që shpirti që ka lejuar Hasankeyf të mbijetojë mbi vjedhjen dhe dominimin, do të arrijë të kalojë edhe provën më të vështirë të më shumë se 10 000 viteve histori.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: