TIRANE- Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me reklamat dhe promovimet e ndryshme që bëhen nga modele, duke u veshur me fustane nusërie, brenda ambienteve të shenjta.

Me anë të një kërkese, drejtuar autoriteteve, Kisha ka kërkuar kthimin e manastireve dhe objekteve të shenjta. Në kërkesën e saj, Kisha pohon se “publikimi në foto i nuseve tek ikonat, fyerje ndaj kishës”.

Sipas Kishës, ky fakt nuk ndihmon në harmoninë fetare që të mburremi si vend. “Veprime të tilla nuk promovojnë trashëgiminë. Sakrilegje të tilla nuk bëhen në objektet e feve të tjera.”, citohet në reagimin e Kishës Ortodokse. Nga ana tjetër Kisha akuzoi shtetin se jep leje që përdhosin të shenjtat e Kishës.

“Qeveria të zbatojë marrëveshjen që ka me ne. Të na kthehen ikonat, vendet e shenjta, manastiret”, pohohet në reagim.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/03/KËRKESË-PËR-KTHIMIN-E-KISHAVE-DHE-OBJEKTEVE-TË-SHENJTA.docx” viewer=”microsoft”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: