Për ti shpëtuar paparacëve ai zgjodhi të lëvizte me motor duke menduar se me helmetën në kokë ishte pak më pak i dallueshëm. Por mjerisht, fotografët e të përjavshmes “Chi” të vendosur nën shtëpinë e Noemi Bocchi-t (24 orë në ditë?), e kapën menjëherë. Ishte mëngjesi i së premtes kur Francesco Totti doli nga porta e shtëpisë së biondes që i ngjan shumë Ilary Blasit. Showgirl ishte në Sabaudia në vilën buzë detit me fëmijët e saj, ai në Romë …

Kamerat e të përjavshmes e përjetësuan Francesco Tottin në bordin e një skuteri të madh me bluzë dhe pantallona të shkurtra me helmetën në kokë dhe fytyrën e tij të mbuluar. Pak minuta më parë, nga e njëjta derë kishte dalë edhe Noemi Bocchi me vajzën e saj. Gruaja fillimisht shkoi në një qendër bukurie dhe më pas në disa dyqane të stilistëve për të blerë këpucë dhe çanta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Totti ishte parë të enjten në mbrëmje në orën 21:30 teksa po hynte tek shtëpia e Noemit. Ai doli të nesërmen në orën 10.30. Bocchi u përpoq të mashtronte paparacët duke u larguar e para dhe duke vazhduar në qendër mes blerjeve dhe firmave të njohura. Por fotografët përjetësuan edhe Kapitenin në lëvizje. Ilary ishte në breg të detit dhe Francesco në shtëpinë e Noemit, me fëmijët e saj.

(Tgcom/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: