FRANCE

Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit në Francë të paktën deri në 10 maj.
Sipas burimeve pranë presidentit lajmi do të njoftohet mbrëmjen e sotme nga vetë Macron.

Ai do të mbajë fjalimin e tij të tretë solemn për kombin që nga fillimi i krizës së Covid-19 dhe gjithashtu duhet të tregojë edhe mënyrën sesi do të startojë ekonomia pas mesit të muajit maj.

Deri tani në Francë numërohen rreth 133 672 raste të identifikuar pozitiv me COVID-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni është 14 412.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb