Gjykata e Apelit të Parisit ka konfirmuar të enjten aktakuzën për ‘përdhunim’ ndaj Gerard Depardieu, pas denoncimit të artistes Charlotte Arnould. Vendimi është dhënë nga prokurori i përgjithshëm i Parisit, Remy Heitz në një komunikatë për shtyp.

Gjykata vlerëson se, në këtë fazë, ka indikacione të rënda serioze dhe të qëndrueshme që justifikojnë aktakuzën e Gérard Depardieu”, për këto fakte që i përkasin gushtit 2018, deklaroi Heitz.

Depardieu, 73 vjeç, kishte depozituar një kërkesë në maj të 2021 për pavlefshmërinë e akuzës së tij lidhur me faktet. Më 3 shkurt, Gjykata kishte shqyrtuar kërkesën, e cila u kundërshtua nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Parisit. “Dosja tani është kthyer tek gjyqtari hetues për informacione të mëtejshme”, shtoi Rémy Heitz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb