Qeveritë kanë lëshuar shumat kolosale për të rimëkëmbur ekonomitë e tyre të goditura nga kriza e COVID-19, por ato duhet të bëjnë më shumë në favor të tranzicionit ekologjik, vlerësoi sot Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

“Të paktën 312 miliardë dollarë janë shpenzuar në masa stimuluese “të gjelbërta”, një shifër e cila, edhe pse e rëndësishme, duhet të krahasohet me mbështetjen totale buxhetore që arrin rreth nëntë trilionë dollarë, për luftën kundër ndikimit të pandemisë”, vuri në dukje Angel Gurria, sekretari i përgjithshëm i OECD-së, në një analizë paraprake.

Rreth 30 vende anëtare të OECD-së ose midis partnerëve të saj të ngushtë kanë përfshirë në planet e tyre të rimëkëmbjes masa të drejtpërdrejta në drejtim të tranzicionit ekologjik.

Por në të njëjtën kohë, 24 qeveri kombëtare kanë njoftuar masa të cilat duhet të kenë një ndikim negativ direkt ose indirekt nga pikëpamja klimatike, të tilla si relaksimi i rregulloreve për ndotjen e ujit ose ajrit, hua pa homolog për industritë që emetojnë shumë ose edhe subvencione për infrastrukturat që konsumojnë shumë lëndë djegëse fosile.

Analiza e OECD citon veçanërisht një studim nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm (IISD) i cili llogariti se brenda vendeve të G-20-s, 47% e masave të ndihmës të destinuara për energji drejtohen drejt karburantet fosile, kundrejt 39% drejt energjive të pastra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: