Një grup i ri parlamentar, praktikisht i nënti u formua këtë mëngjes në Asamblenë Kombëtare Franceze, ku partia e presidentit Emmanuel Macron ‘’La Republique en Marche’’ (LREM), humbi shumicën absolute që mbajte qysh nga politikat e 2017-ës.

Grupi i ri i, “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, është i përbërë nga 17 deputetë, 7 prej të cilëve vijnë nga LREM, dhe e konsiderojnë veten “të pavarur”, pra as me shumicën në pushtet, dhe as me opozitën.

LREM partia e Macron ka 288 anëtarë dhe pas kësaj ngjarjeje nuk i tejkalon më 289 anëtarët , pra shumicën absolute në parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb