FRANCË – “Best seller” i javës së fundit në Francë është për çudi…libri i Volterit “Traktat mbi tolerancën”, një libër që manifestuesit e Marshimit të Republikës e mbanin në duar të dielën e shkuar në Paris.

Dy euro dhe 144 faqe e të gjithë e kërkojnë në librari që prej ngjarjeve tragjike që tronditën Francën së fundmi.

I botuar në vitin 1763, Volteri në këtë vepër merr në mbrojtje Jean Calas – një protestant që ishte ekzekutuar pas një akuze të stisur se kishte vrarë të birin që donte të konvertohej në katolik. Me ironi, shkrimtari i iluministëve francezë shkruan dhe lufton për respektimin e besimeve fetare dhe shpirtin e tolerancës e kritikon, dogmat e kohës dhe fanatizmin fetar:”Toleranca kurrë nuk ka nxitur ndonjëherë një luftë civile”, shkruan Volteri.

(ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: