Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj,  ishte i pranishëm në ceremoninë në në prag të rrugëtimit për t’u rikthyer në Atdhe i Mid’hat Frashërit.

Në një status në Facebook ai shkruan se shteti amerikan po nderon një nga patriotët më të shquar të historisë së Shqipërisë.

Statusi i plotë

Ishte nder dhe privilegj të isha pjesë në këtë moment historik të nderimit të Mid’hat Frashërit në prag të rrugëtimit për tu rikthyer në Atdhe.

Ndërsa shteti amerikan po nderon një nga patriotët më të shquar të historisë së Shqipërisë, është koha që ne të shohim përpara.

Duhet të krijojmë kushtet që Shqipëria mos të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por Adheu nga i cili ata nuk largohen kurrë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: