5 ishin ndeshjet e zhvilluar mbrëmjes e së enjtes në NBA, me sezonin e rregullt që tashmë ndalet, për t’i lënë skenën përballjes së “yjeve”, All Star Game që do të mbahet të dielën.

Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim, shkaktoi suprizën e mbrëmjes teksa u mund 116-101 në fushën e Minnesota. Naz Reid me 27 pikë e 14 rebound ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Anthony Edwards me 23 pikë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry mundi 105-98 Houston.

Skuadra e Clippers korri fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur sot 120-116 Utah Jazz, takim ku u dallua James Harden me 32 pikë.

Në një ndeshje spektakolare, ekipi i New Orleans mposhti 140-133 Sacramento. CJ McCollum realizoi 43 pikë për vendasit.

Fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 118-113 Miami, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: