Ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare, Aaron Carter më parë kishte pranuar se frika e tij më e madhe ishte të vdiste i ri

Një intervistë prekëse në të cilën Aaron Carter thotë se frika e tij më e madhe ishte të vdiste shumë i ri është rishfaqur pas vdekjes së tij tragjike më 5 nëntor, në moshën 34-vjeçare.

Gjatë një paraqitjeje në vitin 2017 në “The Doctors”, Dr. Travis Stork e pyeti këngëtarin e “Aaron’s Party” se cila ishte “frika e tij më e madhe”.

“Që nuk do të mund të jetoj mjaftueshëm. Kjo është frika ime më e madhe”, ishte përgjigjur Carter.

Diku tjetër në intervistë, Aaron u pyet nëse ai shqetësohej për mbidozën pasi motra e tij Leslie vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2012 në moshën 25-vjeçare.

Screenshot 26 1
Screenshot 26 1

“Dua të them se ka gjithmonë një shqetësim, por është edhe fakti që më duhej ta puthja motrën time për lamtumirë në arkivol. Më duhej ta puthja pikërisht në faqe dhe vazhdova ta puthja. Ishte një gjë e frikshme”, tha ai atë kohë.

“Unë e di se nuk ka fund të lumtur për asnjë nga ato medikamente që marrë”, kishte deklaruar artisti.

Carter u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Aaron ishte i fejuar me Melanie Martin, çifti që u ndan dhe u ribashkuan disa herë, ishin fejuar në vitin 2020 dhe u bënë prindër të një djali të quajtur Prince në 2021.

Megjithatë, këngëtari – i cili ishte vëllai më i vogël i ikonës së Backstreet Boys, Nick Carter – luftoi me varësinë dhe traumën familjare në vitet e fundit të jetës së tij.

Në shtator, krijuesi i hitit “I Want Candy” zbuloi se ai ishte regjistruar “vullnetarisht” në një program ambulator në një qendër rehabilitimi në një përpjekje për të rimarrë kujdestarinë e djalit të tij 11 muajsh, Prince.

Screenshot 24 1
Screenshot 24 1

Martin, e cila u fotografua duke qarë jashtë shtëpisë së Aaronit , ndau një video në TikTok të saj duke qarë në makinën, pak pasi u publikua lajmi tragjik për vdekjen e tij.

Ish-e dashura e Aaron-it, Hilary Duff, gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e tij.

“Për Aaronin, më vjen thellësisht keq që jeta ishte kaq e vështirë për ty dhe që duhej të luftoje para gjithë botës”, shkroi ajo në një postim prekëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb