Komisioni i Venecias ka anuluar sesionin e 20-21 marsit, që do të mbahej për Shqipërinë.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se shkak për anulimin e sesionit është bërë kërcënimi nga koronavirusi, i cili ka shpërthyer në të gjitha kontinentet, duke lënë mijëra të vdekur, dhe duke prekur rëndë edhe Italinë, ku deri më tani janë shënuar 21 viktima dhe rreth 900 të infektuar

Kujtojmë se në këtë sesion Komisioni i Venecias do të publikonte dy raporte për Shqipërinë, mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe për paketën ligjore anti-shpifje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb