Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se Fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të drejtojë protestën e 7 korrikut.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë ai u shpreh se pret që të gjitha partitë opozitare ti bashkohen protestës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Vetëm nga tvsh e çmimeve të rritura qeveria ka përfituar 340 milionë euro. Jo vetëm që nuk ua ka kthyer qytetarëve të paktën gjysmën e tyre, por ka ulur me 2% ndihmën ekonomike të familjeve në nevojë. Kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr çdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz. Është vërsulur tani me paketën e re fiskale mbi bizneset për ti falimentuar ato masivisht.

Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike, reale, për kafshatën e gojës së qytetarëve shqiptarë. Kurse këta vazhdojnë qeverisin pa asnjë preokupim. Pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep, Rama nuk komunikon me njerëzit, komunikon me qiellin. Çdo ditë dëgjon për vendime e ligje të pakonsultura me qytetarët, por vetëm me zyrat e PS-së, as me elektoratin as me anëtarësinë socialiste.

Edi Rama përdori një gjuhë ordineri, gjuhë të cilën mund ta përdor Putin apo Lukashenko, ndaj udhëheqësve të BE-së, sepse të gjitha i ka porosi të Beogradit. Sulmoi Bullgarinë, një vend mik. Nuk e lidh asgjë sulmin e tij ndaj Bullgarisë me shqiptarët. Po gërshetohen të gjithë faktorët, të cilët e bëjnë këtë qeveri kryekëput çnjerëzore, një qeveri që nuk ia ndjen për qytetarët e vet. Kjo qeveri interesohet më shumë për interesat e Beogradit sepsa për qytetarët e Shqipërisë. Ka një klimë shumë positive te qytetarët për protestën. Shoqëria civile është e gjitha në këmbë për të dhënë kontributin e saj. Protestën e drejton tani Fronti për Shpëtimin e Shqipërinë. Kam besim se të gjitha partitë opozitare do ti bashkohen protestës. Të gjithë drejtuesve u bie detyra të zbrisni në çdo grupseksion për të bërë mobilizimin maksimal për këtë protest. Kjo protestë thirret në një kohë kur vendi ka tashmë opozitën e vërtetë. Nuk ka më as manipulime, dhe as gjë tjetër. Ka vetëm mbrojtje të intersave të qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb