Emisioni ”Frontline” i gazetares Marsela Karapanço në News24 udhëtuan në skajin më jugor të Shqipërisë, në varrezat e Kllogjerit, aty ku prehen rreth 3 mijë shqiptarë të çamërisë që vdiqën nga uria e ethet pasi u dëbuan nga Greqia.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi kërkoi nga qeveria shqiptare që të vendosë vijat e kuqe me Greqinë duke kërkuar zgjidhje të çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës.

Ai thotë se si bir çami nuk mund të shkojë e të vizitojë shtëpinë e paraardhësve e as ta marrë atë ndërkohë që nuk ka bërë asgjë.
Idrizi thekson se nga Greqia kërkon që të kërkojë falje publike për shqiptarët e çamërisë dhe ti lejojë të kthehen në trojet e tyre.
Sa i përket çështjes së detit, deputeti i zgjedhur nga Aleanca për Ndryshim premtoi se do të kërkojnë në parlament interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e jashtme.

PJESË NGA INTERVISTA

PYETJA: Ju gjejmë në Çamëri, çfarë ka sot të veçantë?
IDRIZI: Dua tju falenderoj si televizion, me këta qindra shqiptarë. Ju falenderoj se është situatë kaq e madhe, na evokon 27 qershorin e 1944 ku vdiqën 3 mijë shqiptarë. Trë tjerët u shpërngulën. Ata u ulën nëkëtë fushë dhe këtu është kjo varrezë masive.
Ne i kemi quajtur varrezat monumentale ”Trëndafilat e çamërisë”. Këta e kanë dhënë jetën për një amanet të madh. Ata janë të pavdfekshëm, jo vetëm i kujtojmë, por ndjejmë nevojën e padrejtësisë.
Kjo është porta hyrëse, do ja u shpjegoj. Ideja e kësaj ka qenë një konkurrs, zgjoidhëm momentet më të mura. është një shtëpi e çarë nga lufta. Këtë ne e kemi bërë hyrjen e varrezës në kuptimin simbolik që kemi lënë shtëpitë në çamëri, janë të rrënuara dhe duket sikur presin të zotin.
Këto nuk janë vetëm varreza, janë varreza monumentale. Moment që evokon historinë, si nderim dhe vazhdimësi. Që gjenocidi të dënohet dhe çamët të gjejnë drejtësi.
Këtu është sheshi ku zhvillojmë aktivitetet, vijnë vizitorët, shohin monumentin. Aty është flamur kombëtar. Do të ketë dhe një përmendore Nëna çamëri. Shkojmë tek muri i kujtesës. Janë gjithë emrat e të varrosurve.

PYETJA: Si është bërë dokumentimi dhe identifikimi?
IDRIZI: Trupat janë në varrezë masive. Prej 68 vjetësh sa kjo fushë u kthye në vepër monumentale e kujtese, prej kohësh Shoqata çamëria ka shënjuar emrat e të gjithëve atyre që vdiqën këtu. 3 mijë u vranë vetëm në luftë.
Mbi 3 mijë veta që u vranë në shtëpitë e tyre sollën e spastrimin e deportimin. çamët u detyruan të iknin, vrasjet e fëmijëve. Ka qenë tragjedi e genocid më të tmerrshmet. U bënë varrezat greke, të luftëtarëve, kanë nevojë edhe familjarët tanë, që nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre.Shqipëria atëhere ka qenë në një moment të vështirë për veten e vet. Ka qenë edhe kjo e komunizmit, në zonën e Konsipolit ka qenë batalioni çamëria dhe batalioni Ali Demi.
Internacionalizmi proletar dhe dakordësia me komunistët grekë nuk e kanë për herë të parë. Kush mundi iku nga këtu, shumëe mbajnë mend, kur është ndërtuar kjo varrezë na kanë dalë trupat këtu. Këtu janë vendosur një pjesë. Do pasurohet gjithë muri i kujtesës me emrat e 2 mijë e 900 të tjerëve. Do të bëjmë muze të ahpura, me panele, një muze të çamërisë. çamëria jo vetëm ka qenë e hapur, një ndër betejat për çamërinë që bëhet vjen dhe për shkak të historisë. Ajo ka qenë një zonë me kulturë të pasur .Vallja e Osman Takës, mirë
PYETJA: 27 qershori, çfarë domethënie ka?
IDRIZI: Nisën masakrat në Paramithi. Shkuan në shtëpinë e Muhedinëve dhe i therrën në derën e shtëpisë. Brenda natës 600 shqiptarë u masakruan në dyert e shtëpisë. Kjo është fillesa e javës çame. 27 qershori 1944. Më pas u përhap në shumë qytete të çamërsië apo fshatra që detyruan jo vetëm të ikte kush të mundte por të sillte një shpërngulje. 20% u vranë, ngelën vetëm ortodoksët që identifikoheshin me grekët dhe të tjerët u larguan.
Unë këtu padyshim, kanë qenë dhe deputetë të partive të tjera. është njëlloj servilizmi i politikës shqiptare karshi Greqisë. është një tragjedi njerëzore por që vijon të sjellë pasoja.
Kur kthej kokën këtu shoh fëmijë, imagjinoni faji i tyre i vetëm ishte se ishin shqiptarë të çamërisë. Nëse qeveria shqiptare do të na ndihmonte, asnjë gjë s’ka bërë. Nëse do të na ndihmonte të bënim testet e ADN_së siç po bëhet për varrezat e luftëtarëve grekë. Nuk i zbulojmë dot. Po i lëmë masive.
Nuk mundemi dot në një varrezë masive ti hapim, duhet test ADN. Ju drejtova, duket ironike pasi qeveria shqiptare më duket sikur na thotë që hë mo se me këtë histori na vendosni në problem me Greqinë. Apo paraardhësit që e keni fajin ju që u vratë.
Këtu jemi mbi murin e kujtesës, momenti kur bëjmë ceremonitë. Këtu është fushë djerrë. Gurë varresh origjinale siç kanë qenë atëhere.
Këtu është vendi ku të gjithë duhet të kuptojnë sa i madh është padrejtësia, dhimbja që duhet të mbajnë shqiptarët e çamërisë.
pse shtegtimi juaj në Kosovë e Maqedoni?
Nuk është vetëm çështje e komunitetit këtu. është pjesë e rëndësishme e asaj që përbeën apo plotëson hartën e kombit shqiptar. çamëria u aneksua. Kemi për herë të parë okupim.
PYETJA: Rikthim në shtëpitë e tyre, a mund ta marrë Greqia si shembull?
Ajo që kam thënë në Maqedoni, vjen prej këtij momenti të 1994. Bandat e Napoleon Zervës gjetën atë boshllëkun, e kanë bërë edhe me sllavomaqedonasit dhe hebrenjtë.
Greqia është i ndërtuar në mënyrë të tillë që mos pranojë minoritetet. E çuditshme se si i drejtohet Shqipërisë shpesh për respektimin e minoritetit. U shpërngulën sllavomaqedonasit, u vranë dhe hebrenj. Ata ndërtuan një shtet etnikisht të pastër. Nuk pranojnë minoritete. Një shtet i formuar etnikisht i pastër, është më i rrezikshëm se komunizmi.
Greqia i lejon sllavomaqedonasit, ndërsa për babain tim jo. Kjo është një pyetje që takon shtetit grek. Ne themi Greqia bën këtë apo atë, Greqia bën sepse gjen. Ju e dini që shteti shqiptar intimidohet dhe hesht. çështja e çamërisë është çështe dinjiteti, reciprociteti dhe dije.
Në kohën e Zogut, kur shqiptarët e Camërisë shkëmbeheshin me turqit muhamedanë, dhe Zogu protestonte, janë bërë debate të mëdha në Gjenevë. Më kujtohet gjyshja ime që ma thoshte. Vinte francezi dhe inglizi në shtëpi. Na thoshin jemi shqiptarët pavarësisht se ishin muhamedanë. Dëmi ishte bërë sepse gjysma e çamëve u shpërngulën në Turqi dhe erdhën grekët e Azisë, vllehët e romët.
Vijat e kuqe janë Shqipëria karshi Greqisë, zgjidhja e çështjes çame, heqja e ligjit të luftës. Babai im nuk është as bashkëpuntor, as fajtor. Ka tapi, asnjë s’më thotë pse unë nnuk shkoj ta marr.
Kërkojmë një falje publike, që s’jemi në asnjë listë të krimeve, të kem mundësi të kthehem. Greqia ka vendosur një ligj absurd, ligj lufte.Italisë ja hoqën, Shqipërisë që ishte i pushtuar jo.
Po e përsëris, jo vetëm gjenocid, vijon pasoja e gjenocidit. Do të thotë që babai im, nuk trashëgon dot pronat, tokat, vatanin tonë. As unë, as bijtë e mi. Nuk mund të vijohet me detin,varrezat, dhe jo me çamërinë. Ata me Maqedoninë e bëjnë, me ne jo. Sepse këtu duhet të ketë shtet. Maqedonia rezistoi, por s’mund të shkëmbesh asnjë, interesin e dinjitetin. Greqia i ka vijat e kuqe me ne.

PYETJA: Ende s’ka ndonjë zhvillim të dukshëm ,që bashkon e ndan Shqipërinë e Greqinë, çfarë merr e le Greqia e Shqipëria?
IDRIZI: Ajo që ju premtoj sot se me rikthimin në parlament e ndjej obligiim që do të kem një interpelancë për çështjen e detit. Ai që na kërkonte me kompast, nuk e kundërshtoi Greqinë, Greqia e bëri fakt, u zgjerua. Shqipëria nuk e kundërshtoi. Greqia mbylli dhe gjiret, ndryshoi atë që na është deklaruar një marrëveshje për ta çuar në Hagë. Na kanë thënë dy palët. Por ka një problem, e para çfarë po diskutohet. Vendimi nga Kushtetuesja përcakton se për ujërat tona territoriale Shqipëria ka integritet të plotë.
Akoma na thonë për detin. Pyetja e parë që shtroj unë, a e dinë ata që vendimi i Kushtetueses e ka rrëzuar dhe na lejon vetëm për zonën ekonomike dhe shelfin kontinentale. Ne jemi diskutuar me Itlainë për 30 vite. çfarë nguti kemi ne? Na thanë që në 2018 kishin marrëveshje.
Gjëja e parë që duhet të dimë është çfarë ka ndodhur. Nuk merremi vesh me Greqinë? çfarë problemi ka?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb