Në orën 13.45 disa të rinj të FRPD nisën një marshim proteste tek kryeministria. Të rinjtë mbanin pankarta për të treguar siç thanë, hendekun e madh mes jetës së qytetarëve dhe luksit të qeveritareve.

Sipas kreut të FRPD, Belind Këlliçi qeveritarët festojnë në Dubai, ndërsa Shqipëria është e përmbytur.

“Ka mjerim ekonomik në Shqipëri, por qeveria vijon propagandën. Sot na kanë dalë me vaksinën antiNusret për të fshehur skandalin e plasur me ministrat në Dubai. Siç jemi do nisemi drejt familjeve të bllokuara nga reshjet në Gjorm, pasi nuk i ka vizituar askush nga kjo qeveri”,- u shpreh Këlliçi më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: