Spanja mund të qetësohet pasi COVID-19 rrezikonte ta çonte në Europian me një ekip tjetër nga çfarë ishte menduar.

Të mërkurën testet e lotjarëve rezultuan negative ndaj COVID-19 dhe ata tashmë mund të vaksinohen.

Spanja u trondit pasi Diego Llorente dhe Sergio Busquets rezultuan pozitivë me COVID-19 ndërkohë që 6 lojtarë të tjerë u detyruan të stërviten veçmas.

Luis Enrique u detyrua të thërriste 11 lojtarë nga Spanja u-21 për të plotësuar grupin e 6 lojtarëve që po stërviteshin larg pjesës së rrezikuar nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb