Në çdo proces zgjedhor lokal apo i përgjithshëm, në Bashkinë e Vorës, një interes të madh ka marrë edhe fshat i Gërdecit.

Kjo pasi zona pranë Vorës, ishte më e prekura nga shpërthimi i një fabrike demontimi fishekësh në vitin vitin 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona.

Në zgjedhjet e zhvilluara dje, kandidati i mbështetur nga Partia Socialiste, Blerim Shera ka marrë 140, i ndjekur nga kandidati i Berishës dhe LSI-së Lulzim Vrana me 43 vota dhe Ymer Marku me 11 vota.

Njëzetegjashtë persona, përfshirë fëmijë, mbetën të vdekur teksa po përpunonin armatimin e vjetër të periudhës komuniste, si pjesë e një kontrate me një kompani private që po furnizonte këtë lloj armatimi për ushtrinë afgane, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: