Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e fshatit Vuno si Pasuri Kulturore e Paluajtshme, me statusin “Qendër Historike”.
Sipas vendimit, është përcaktuar edhe zona mbrojtëse e qendrës historike, ndërsa është miratuar plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj.
Vendimi synon përcaktimin e masave dhe rregullave për mbrojtjen e vlerave kulturore dhe historike të fshatit Vuno, si dhe administrimin e zonës së shpallur të mbrojtur.
