Fluks qytetarësh që kthehen në atdhe për të festuar Pashkët Ortodokse nga pikat kufitare me Greqinë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5585 shtetas dhe kane dalë 2855. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2486 dhe kanë dalë 2138 shtetas.

Ditën e djeshme, 22 prill, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se në funksion të këtij  aktiviteti, janë përpunuar një numër prej  9715 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët, 6372 në hyrje, dhe 3343 në dalje.

Gazetarja Shpresa Dine raportoi se në dy ditët e fundit për arsye edhe të festës së Pashkës në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës respektivisht në datën 21.04.2022 kanë hyrë 447 shtetas shqiptarë me 207 mjete, ndërkohë kanë hyrë edhe 1197 shtetas të huaj me 435 mjete. Ndërsa në datën 22.04.2022 kanë hyrë 562 shtetas shqiptarë me 246 mjete, si dhe kanë hyrë edhe 1549 shtetas të huaj me 531 mjete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: