Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë. Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer në këtë fundjavë me skuadrat në kontinentin e vjetër.

I pari renditet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, i cili vlerësohet me notën 8,00, ku ka shkëlqyer me dy gola me Tirolin e tij, duke përmbysur i vetëm sfidën ndaj Riedit në Bundesligën austriake.

I dyti në këtë klasifikim është renditur Qazim Laçi, i cili është vlerësuar me notën 7,7, ku ka bërë paraqitje pozitive me ekipin e tij Azhasio.

I treti renditet Loret Sadiku, i cili është vlerësuar me notën 7,6, ku me ekipin e tij Hamarbi në Suedi ka zhvilluar paraqitje fantastike këtë fundjavë.

I katërti renditet, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, i cili është vlerësuar me notën 7,6, ku ka shënuar gol me fanellën e Koniasporit ndaj Gaziantepit në Superligën turke.

I pesti është klasifikuar, sulmuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, i cili është vlerësuar me notën 7,5, ku me skuadrën e Sibenikut ka dhuruar asistin e golit të dytë ndaj Sloven Belupos në Kroaci.

Vleresimet

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb